20 Prill 2024

Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar

Prishtinë, 21 shkurt - Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj ka hequr dorë nga të qenët në kabinetin qeveritar.

“Është bërë thirrje që të ketë qeveri të pastër. Ju e dini se unë kam qenë më i përfoluri. Duke konsideruar se mbi të gjitha Kosova, duke ofruar mundësi që vendi të ecë kah integrimet euro-atlantike nuk jam dhe nuk dua të jem barrë për vendin tim”, ka thënë Limaj, duke aluduar në hetimet e EULEX-it të hapura ndaj ministrisë që ai e ka drejtuar për tre vjet.

“Derisa po zhvillohen hetime ndaj MTPT-së, nuk do të jem pjesë e kabinetit të Qeverisë. Besoj se kriteret që janë kërkuar për institucionet e Kosovës të plotësohen”, ka thënë Limaj, duke shprehur edhe një herë bindjen e tij se ministria që ai ka udhëhequr ka qenë ministria më profesionale dhe më e pastër nga të gjitha.

Ndërkaq, duke folur për përbërjen e qeverisë aktuale, ai tha se do ta votojë Qeverinë Thaçi...

\"Unë për dallim nga të tjerët, do ta bëj publike votën time për koalicionin e ri. Unë do ta votojë Qeverinë Thaçi edhe nëse ka në përbërje njerëz të ish-shërbimit sekret, UDB\", ka thënë Limaj në konferencën me gazetarët në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)