28 Mars 2024

Limaj konfirmon që PAN do të jetë nesër në Kuvend

Prishtinë, 23 gusht - Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se deputetët e këtij subjekti politik do të jenë të pranishëm në seancën e 24 gushtit, ku pritet të vazhdohet me procedurën ende të papërfunduar të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në konferencën e organizuar për gazetarë ku janë prezantuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave Limaj u shpreh shumë i sigurt se nesër do të ketë zhvillime të reja.

“Lajmi është ky. Nesër me kësmet do të jemi në Kuvendin e Kosovës”, tha shkurt Limaj.

Ai ka bërë të ditur emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetarë komune në zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Limaj ka bërë të ditur se Nisma për Kosovën nuk do të garojë në Skenderaj. Thotë se e mbështesin kandidaturën e Bekim Jasharit për të parin e këtij qyteti.

“Ne si grupacion politik, pretendimet tona i kemi reale. Po bëjmë politikë të urtë. Ne do të jemi të vendosur në frymën dhe vizionin tonë social-demokrat dhe do të mundohemi që ta shtrijmë në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Këta janë kandidatët nga radhët e NISMA’së për kryetarë komune

Prishtinë-kandidat për kryetar, Shyqri Bytyçi, bartës i listës, Baton Dushi
Prizren-kandidat për kryetar, Zafir Berisha
Malishevë, kandidat, Ragib Begaj
Drenas, Isa Xhemajlaj
Lipjan-Eset Sahiti
Suharekë-Kadri Balaj
Gjilan-Anila Kastrati
Kacanik-Agim Çaka
Gjakovës-Njazi Hoxha
Klinë-Nezir Gashi
Vushtrri-Avdullah Vojvoda
Mitrovicë- Qazim Shala
Ferizaj- Besnik Berisha
Deçan-Shkodran Imeraj
Pejë- Sali Këlmendi
Dragash-Fatmir Halili
Kamenicë-Albert Sermaxhaj
Obiliq- Mexhit Krasniqi
Podujeve-Xhemajl Hasani
Kllokot-
Shtime- Fatmir Rushiti- Kandidat i pavarur, bartës i listës Fehmi Hysenaj
Skënderaj-Bekim Jashari- kandidat i pavarur, bartës i listës Beqir Veliu
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)