19 Prill 2024

Lëvizja për Bashkim: Muri ndarës në veri – rezultat i politikës pa vizion

Prishtinë, 17 korrik - Në veriun e Mitrovicës po vazhdon ndërtimi i murit ndarës me pjesën jugore të saj. Qeveria e Kosovës përpiqet ta zbusë këtë ngjarje duke insistuar se punimet atje janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Vetë fakti që është dashur të arrihet një marrëveshje politike për këtë mur e për këtë shëtitore tregon që kemi të bëjmë me një projekt kryekëput politik.

Ndërtimi i këtij muri kishte ngjallur edhe herën e parë, e ka ngjallur edhe sot, reagimin e partive opozitare. Në të dy herët, në reagimin e tyre ato janë marrë me pasojën, e jo me shkaktarin e atij muri; janë marrë me formën, e jo me thelbin e problemit. Ata edhe sot, duke thënë se “ky mur e betonon ndarjen”, rërën e çimenton i konsiderojnë më të fuqishme se njeriun e politikën. Ata, si fundin e shpresës po e shohin betonin, e jo politikën e tyre krejtësisht të gabuar që e ka sjellë këtë mur.

Lëvizja për Bashkim konsideron se tërë kjo situatë është pasojë e mungesës së vizionit të forcave politike në vend lidhur me zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb; është pasojë e shtrimit jo të drejtë për zgjidhje të këtij problemi. Duke u marrë vetëm me çështjen e serbëve në Kosovë, por jo edhe të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Kosova nuk mund të priste rezultate më të mira.

Ne insistojmë që platforma jonë  për bisedime, e vitit 2010, është baza e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës e Serbisë. Për aq kohë sa kjo injorohet, problemi do të vazhdojë të thellohet dhe zgjidhja e drejtë të bëhet më e paarritshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)