29 Mars 2024

Le Matin: Thaçi po rrezikon marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës

Bern, 2 dhjetor - Krahasimi që kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë Dick Martyt në gazetën “Tages Anzeiger”, me Joseph Goebbels, ministër i propagandës naziste të Hitlerit, ka nxitur reagim të ashpër të parlamentit zviceran.

Gazeta zvicerane “Le Matin”, në shkrimin e titulluar “Thaçi fyen zviceranët”, përcjell reagimet e disa deputetëve të Parlamentit zviceran, ku ata ndihen të fyer me këtë konstatim të kryeministrit Thaçi. Ata vlerësojnë se me këtë konstatim, Thaçi po rrezikon marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

“Problemi është se opinionet janë të bazuara në një raport parlamentar dhe jo një vendim gjyqësor”, ka thënë avokati Leonard Bender.

Kryetari i të gjelbërve zviceranë, Ueli Leuenberger ka thënë se nuk pajtohet me të gjitha pikëpamjet e Martyt mbi Kosovën, dhe që ai të krahasohet me Goebbelesin.

Yvan Perrin, nga UCD/NE, ka thënë se ky krahasim është iritues. “Këto komente tregojnë për një karakter të egër e të neveritshëm”, thotë ai.

Edhe Christian Luscher (Lib/GE) thotë se krahasimi është i papranueshëm dhe se fjalët e Thacit janë lënduese.

“Edhe pse populli i Kosovës ka vuajtur nga shtypja e armikut të tyre serb, deklaratat e Hashim Thaçit rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”, ka thënë Maria Roth Bernasconi nga PS/GE.

Ndërsa, Departamenti zviceran i Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje vendeve të interesuara për t`u marrë me raportin e Këshillit të Evropës, të përgatitur nga Dick Marty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)