22 Shkurt 2020

LDK shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje

Prishtinë, 6 janar - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatën pas Konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja vlerëson se është në interesin më të mirë të vendit implementimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

LDK-ja konsideron se partisë që ka dalë e para i takon përgjegjësia për të themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit.

LDK-ja vlerëson se pushtetet e balancuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit të mundshëm, si dhe për funksionimin demokratik të institucioneve.

LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë mbi bazën e këtij parimi, në bazë të të cilit edhe është ndërtuar qëndrimi i LDK-së lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndërmjet tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)