29 Mars 2024

LDK përkujton veprimtarin Enver Maloku

Prishtinë, 11 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përkujton veprimtarin Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot, kujtojmë njërën nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë, Enver Maloku.

Kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm.  Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit të egër serb e luftës së ashpër, fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai, punoi si kurrë më parë në histori, në informimin dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve të 90-a.

E duket se kjo punë fisnike e atdhetare, po ia zinte rrugën qarqeve antishqiptare - dhe më 11 janar 1999, pranë banesës së tij, ai u vra tinëzisht në prani të familjes së tij.

Edhe pas dy dekadave, vrasja e Enver Malokut mbetet e pandriçuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon me ngulm që secila vrasje e veprimtarëve të LDK-së, të zbardhet deri në fund.

 I përjetshëm kujtimi, për Heroin e Kosovës, Enver Malokun!”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)