25 Janar 2021

LDK nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme


Prishtinë, 18 tetor - Sekretari organizativ i LDK-së Ramë Manaj tha se LDK-ja nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme, por për ato që janë caktuar me 13 shkurt të 2011.

“Tashmë data është caktuar me 13 shkurt, natyrisht që nuk jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Manaj tha se asgjë nuk është dëmtuar Kosova me prishjen e koalicionit sepse sipas tij, ashtu si ka hyrë LDK-ja në koalicion edhe ka dalë. “Nuk është asgjë e dëmshme që LDK-ja  ka dal nga koalicioni”, tha Manaj.
 
Ai tha se edhe pranim dorëzimi i posteve ka filluar sot dhe do të vazhdoi edhe nesër.

“Do të jetë një komision që do të bëhet ad hok që do të formohet në secilën ministri dhe që do të bëj pranim - dorëzimin e posteve. Prej sot dhe nesër do të bëhet, është çështje krejt teknike”, tha Manaj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)