25 Prill 2024

LDK kundërshton heqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës për seancën e radhës

Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së Avdullah Hoti së bashku me deputetët  Vjosa Osmani , Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu pritën në takim Shefen e Zyrës së BE - së në Kosovë znj. Nataliya Postolova.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç ‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.

Znj. Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hoti dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, nesër, do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata  për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme, si dhe ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanzimat përkatës të saj.

Gjatë këtij takimi, z. Hoti falënderoi znj. Apostolova për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)