28 Mars 2024

LDK kujdeset që Kosova të mos devijojë nga agjenda euro integruese

Prizren, 13 qershor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,  së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Kryetar Hoti e falënderoi zonjën Eichhorst për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetar i Grupit Parlamentar, Hoti përsëriti qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe theksoi se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)