19 Prill 2024

LDK konsideron se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar

Prishtinë, 7 maj - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.

Kryetari Mustafa vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politik për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)