24 Prill 2024

LDK konfirmon mbështetjen për ratifikimin e Demarkacionit

Prishtinë, 18 shkurt - Sot, në takimin e rregullt, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me praninë e nënkryetarit të partisë, Agim Veliu, konfirmoi mbështetjen e plotë për qëndrimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me ratifikimin e Projektligjit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.   

LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës.

Mosratifikimi i saj deri më tani, vendin tonë e mbajti të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët tanë i la pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)