18 Prill 2024

LDK kërkon largimin e këshilltarit të Veselit nga kuvendi shkaku i fyerjes se deputetes

Prishtinë, 19 janar - Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike te Kosovës ka bërë të ditur së sot njëri nga këshilltarët e kryeparlametnarit Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje që i ka dhënë Veseli.

"Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit", thotë grupi parlamentar i LDK-së.

Kjo sjellje e këtij këshilltari sipas LDK-së është e pa pranueshme.

LDK konsideron se Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi.

"Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit", thekson LDK.

Këshilltari i kryeparlamentarit Veseli,  Blerim Latifi  e ka quajtur fashizëm klasik një deklaratë të Osmanit.

“Deklarata e Vjosa Osmanit është fashizëm klasik, sepse fashizmi është pikërisht lidhja e sjelljes politike të dikujt në ADN e tij biologjike. Është për keqardhje qe një fashiste e tille është deputete ne kuvendin e Kosovës dhe edhe ma keq që një fashiste e tillë mban ligjërata drejtësie”, ka thënë këshilltari i Veselit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)