28 Mars 2024

LDK- Ibrahim Rugova si iniciativë qytetare

Prishtinë, 29 tetor - Lista e Bujar Bukoshit  dhe Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit Rugova, do të garojë si iniciativë qytetare në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka bërë të ditur Bukoshi.

Bukoshi tha se nuk ka marrëveshje me Kryesinë aktuale të LDK-së, prandaj do të garojë si e veçantë, por në ombrellën e LDK-së.

Ndërsa, Sekretari i LDK-së, Ramë Manaj tha se në KQZ nuk mund të garojnë dy lista të LDK-së, duke thënë se Lista alternative e LDK-së, e quajtur “LDK- Ibrahim Rugova”, mund të regjistrohet si e veçantë.

Bujar Bukoshi përësriti sot akuzat ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Fatmir Sejdiu, duke thënë se ai është fajtori kryesor për krizën në LDK. Ai tha për Radio Blue Sky se “lista-Ibrahim Rugova” nuk është kundër LDK-së, por, në një mënyrë, shpëtim i saj, duke qenë se do të mbledhë votat për LDK-në.

Bukoshi u shpreh se kjo listë do të regjistrohet si iniciativë qytetare duke ditur se partia nuk mund të dal me dy lista zgjedhore. Ai akuzoi Sejdiun si bartës kryesor të krizës në LDK dhe shkaktarin që nuk është arritur dje marrëveshja për bashkëpunim.

“Kjo listë është për LDK-në, me mledhë vota për LDK-në, jemi të detyruar të regjsitrohemi si listë “iniciativë qytetare”, sepse, një parti, nuk mund të dal me dy lisa në zgjedhje, kjo do të quhet lisët qytetare “LDK Rugova”. Për shkak të problemeve të shkaktuara nga Sejdiu, të shpëtojmë votën në këto zgjedhje. Ne mendojmë se i ndihmojmë kësaj, nëse lejoni që Sejdiu të bëj kërdi në parti, të shpëtojmë votat e LDK-së”, tha Bukoshi.

Ndërsa, Sekretari i LDK-së, Ramë Manaj tha se brenda LDK-së nuk mund të ketë iniciativë qytetare duke thënë se lista alternative e LDK-së- Ibrahim Rugova, mund të regjistrohet si e veçantë. Ai tha se Kryesia e LDK-së nuk ka qëndrim zyrtar për zhvillimet e djeshme, por, mohoi që brenda LDK-së mund të ketë dy lista zgjedhore.

“Nuk kemi vlerësime në LDK për atë që ka ndodhur dje, në kuptim të ligjit nuk mund të ketë inicitivë qytetare brenda një partie politike, është një nonsens, askush nuk ja mohon të drejtën askujt, por brenda LDK-së nuk mund të ketë inicitivë qytetare”, tha Manaj.

Ndryshe, Bujar Bukoshi dhe Ukë Rugova, publikuan dje listën alternative “LDK - Ibrahim Rugova”, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bukoshi e Rugova sqaruan se kjo listë nuk është parti e re politike, por një fraksion brenda LDK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)