25 Prill 2024

LDK fton shqiptarët e Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum

Prishtinë, 27 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me kujdes të madh të gjitha zhvillimet lidhur me procesin e ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë, si dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit institucionalë e politikë të shqiptarëve të Maqedonisë.

LDK-ja vlerëson se vendi ynë fqinj, Maqedonia, është para një momenti shumë të rëndësishëm dhe historik për të ardhmen e popujve të saj.

Të dielën qytetarët e Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen evropiane të vendit të tyre, për prosperitetin dhe për sigururinë e rajonit tonë.

LDK-ja vlerëson se është në insteresin jetik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në insteresin e shqiptarëve kudo që janë, që shqiptarët e Maqedonisë, të dielën, të marrin pjesë masovikisht në referedum dhe të votojnë pro marrëveshjes historike.

LDK-ja u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që këtë moment historik ta përdorin në interesin e tyre dhe në të mirë të së ardhmes evropiane të shtetit të tyre.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)