19 Prill 2024

LDK e përkushtuar për përfshirje të grave dhe të të rinjve në strukturat e saj

Prishtinë, 1 maj - Në mbledhjen e mbajtur dje, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

Ashtu siç njoftuam dje, LDK-ja ka shprehur qartë qëndrimin rreth punimeve të Samitit të Berlinit.

Gjatë mbledhjes janë diskutuar dhe aprovuar nga Kryesia Raporti i Punës dhe Raporti Financiar për periudhën katërvjeçare 2015-2019, të cilat do të përcillen në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e LDK-së për aprovim.

Poashtu, gjatë kësaj mbledhje është bërë vlerësimi i procesit të deritanishëm zgjedhor të LDK-së.

Kryesia ka konstatuar se në përgjithësi është duke u zhvilluar një proces i rregullt, i suksesshëm, demokratik dhe me një interesim të madh të qytetarëve të kyçen nëpër struktura të LDK-së.

Me këtë proces LDK-ja po e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë. Degët janë shtyllë esenciale e organizimit dhe veprimit të LDK-së dhe organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve tregon qartë se LDK-ja do të jetë në vazhdimësi forca politike më e madhe në vend.

Kryesia vendosi të fillohet me zgjedhje edhe në degët që kanë mbetur në fazën e dytë si dhe në degët e LDK-së jashtë vendit.

LDK është e përkushtuar për përfshirje sa më të madhe të grave dhe të të rinjve në strukturat e saj.

LDK-ja në vazhdimësi do të ju informoj për procesin zgjedhor të brendshëm dhe për qëndrimet e saj në lidhje me çështjet aktuale politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)