20 Prill 2024

LDK e Gjilanit shënon 28-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 25 dhjetor - Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka shënuar 28-vjetorin e themelimit të partisë me Kuvend pune.

Në këtë Kuvend ka raportuar kryetari i Degës, Lutfi Haziri, Shtabi Zgjedhor, Grupi i Këshilltarëve, komisionet profesionale, Forumi i Rinisë dhe ai i Gruas për punën gjatë vitit 2017, përderisa delegatët në mënyrë unanime kanë aprovuar raportet.

Po ashtu, në këtë ngjarje, me shumicë votash nga delegatët është aprovuar kooptimi i dhjetë anëtarëve në kryesisë e Degës, të cilët kryesisht kanë qenë femra dhe të rinjë me moshë.

Delegatët e LDK’së e kanë vlerësuar lartë punën e madhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mandatin e kaluar, përderisa i kanë dhënë mbështetje të plotë për fillimin e implementimit të programit të ri qeverisës, 2017 Plus.

Kreu i Degës, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka falënderuar delegatët e LDK’së për punën e madhe dhe mbështetjen e fuqishme ndaj tij, duke thënë se ky besim e bënë më të përgjegjshëm në punë.

“Jam krenar që udhëheqi me LDK-në në nivel dege, e cila asnjëherë nuk ka devijuar nga rruga e themeluesit të subjektit të parë politik me vizion demokratik e me orientim perendimor, Ibrahim Rugova. Gjatë mandatit të ri qeverisës do të vazhdojmë t’i realizojmë projektet multimilionëshe në infrastruturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë etj., duke ia bërë jetën më të mirë gjilanasve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Kuvendi i Degës së LDK’së në Gjilan është transmetuar drejtpërdrejt nga radiot lokale për një orë e gjysmë sa ka zgjatur, duke avancuar edhe më shumë në transparencë për publikun dhe demokracinë e brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)