20 Prill 2024

LDK dorëzon postet ministrore

Prishtinë, 18 tetor – Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi që doli nga koalicioni qeverisës është duke i dorëzuar postet ministrore tek sekretarët e përhershëm të ministrive.

 

Anëtarët e Qeverisë nga radhët e LDK-së, po dorëzojnë detyrat, sipas vendimit të kryesisë së LDK-së që u mor të shtunën për dalje nga koalicioni qeverisës.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni përmes një komunikate për media njoftoi se sot ishte takimi i tij i fundit si ministër. Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij, dhe ka thënë se Kosova do të vazhdoi të jetë shtet stabil duke përparuar edhe me njohje të reja. “Ministri i deritashëm Hyseni, falënderoi zëvendës ministren Çitaku, sekretarin e përhershëm të MPJ-së,  Fitim Gllareva, drejtorin e përgjithshëm të MPJ-së, Lulzim Mjeku dhe shërbyes të tjerë civilë në MPJ për punën e deritashme dhe për bashkëpunimin e mirëkuptimin reciprok”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndërsa  zëvendëskryeministri i deritashëm dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj konfirmoi se LDK-ja po i dorëzon postet ministrore.

Pas këtyre zhvillimeve ndodh që do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse data është caktuar nga UD i presidentit me 13 shkurt 2011.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)