18 Prill 2024

LDK do të iniciojë mocion mosbesimi për qeverinë

Prishtinë, 18 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se pas kalimit te epidemise se korovanavirusit LDK do të iniciojë mocion mosbesimi për qeverinë.

Mustafa ka thënë se veprimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu është bërë pa koordinim me LDK-në.

Mustafa ka thënë se shkarkimi ka ndodhur në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së.

“Nuk ka ndodhur fare që të konsultohet me mua dhe është një vendim arbitrar krejtësisht pa u konsultuar me mua”, deklaroi Mustafa.

Ky është një tregues se zotri Kurti nuk dëshiron që të bashkëpunojë me ne si partner dhe me partnerët ndërkombëtarë si Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryetari i LDK-së, ka folur gjatë për cështjen e tarifës e cila shkaktoi ndarje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa ka thënë se me 12 mars ka takuar kryeministrin Kurti nga i cili ka kërkuar heqjen e tarifës pa kushte ashtu sic e kërkon SHBA. Mustafa ka thënë se Kurtit ia ka bërë të qartë se tarifa duhet të hiqet pa vonesa për shkak se nuk guxon të rrezikohet raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam marrë ndonjë përgjigje pozitive nga zoti Kurti”, tha Mustafa.

Mustafa ka përmendur pezullimin e projekteve të MCC-së gjë që sipas tij ka ndodhur pas refuzimit të qeverisë që dëgjoj këshillën amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)