28 Mars 2024

LDD rizgjodhi kryetar Dacin

Prishtinë, 10 prill - Nexhat Daci është rizgjedhur në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, në Konventën e Dytë të kësaj partie, e cila zhvilloi punimet në Prishtinë. Për postin e kryetarit të LDD-së, Daci nuk kishte kundërkandidat.

Kryetari i LDD-se akademik Nexhat Daci me kete rast para te pranishmeve tha, se pergjegjesia dhe besimi i dhene, do te rezultoj me nje fryme te re te punes dhe me rezultate konkrete, ne ndertimin dhe zhvillimin e LDD-se dhe ne pergjithesi Republikes se Kosoves ne krijimin e mundesive per jete sa me te mirete qytetareve te rendomte te saj.
 
Kryetari i rizgjedhur ne krye te LDD-se akademik Nexhat Daci pas pershendetjes qe i beri delegateve dhe falenderimit per besimin e dhene, ashtu siq ishte parapare me rendin e punes se Konventes, u propozuan edhe anetaret e Keshillit Kombetar te LDD-se (101 anetar gjithesejt)te cilet u votuan nga delegatet e konventes. Keshilli Kombetar i LDD-se numron 101 delegat.
 
Pas aprovimit te listes se Keshillit Kombetar te perbere prej 101 personaliteteve te dalluara ne skenen politike, kombetare dhe intelektuale te vendit, u miratuan edhe orientimet programore te LDD-se, si dhe krejte ne fund u miratua ashtu siq ishte parapar me rendin e punes, edhe deklarata e Konventes se dyte te LDD-se qe u mbajt ne kryeqytetin e Kosoves.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)