19 Prill 2024

LDD përshëndet heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë

Prishtinë, 8 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë përshëndet vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë , të miratuar dje nga ana e Parlamentit Evropian.

Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci në takimin me kryetarët e degëve të LDD ka thënë se prej dje te gjithë shqiptaret kudo qe janë janë te disponuar dhe te lumtur qe me ne fund dikush nga shqiptaret nuk është më në karantinë.

“Shprehim kënaqësi te veçante si LDD qe është bere e mundur lëvizja e lire e shtetasve te Shqipërisë do te thotë te shqiptareve dhe e qytetareve te Bosnjës dhe kisha dashur qe ne mënyrë te veçante ta përgëzon kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha qe ne mandatin e tij qeverisës Shqipëria po i realizon ëndrrat qe shekuj kane munguar dhe qe pas anëtarësimit ne NATO ma ne fund shtetasit e Shqipërisë i bashkohen Evropës ne elementin kryesor ne korpusin e te drejtave te njeriut te lirive njerëzore”.

Kryetari Daci ka theksuar se LDD nuk mundemi te mos e ndiejmë atë kënaqësi sepse për LDD Shqipëria paraqet  lokomotivën e vagonëve te shqiptareve kudo qe janë - në Kosovë , Maqedoni, ne Luginë te Preshevës edhe ne Mal te Zi.

“ Në te njëjtën kohe LDD e shpreh hidhërimin e vete me një qeverisje qe nuk e donë askush as ne Kosovë e as ne dynja, me koalicionin PDK-LDK”, ka thënë kryetari Daci duke theksuar se Kosova ka mbet vrima e zezë në Evropë, edhe pse është produkt është fëmijë i bashkësie ndërkombëtare.

Lideri i LDD theksoi se bashkësia ndërkombëtare  duhet ti përshkruhet një pjesë e madhe e përgjegjësisë për përkrahjen e qeverisjes e cila e ka pru vendin në një situatë shumë të rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)