28 Mars 2024

LDD nuk bashkohet me Ukë Rugovën, por bashkëpunon

Prishtinë, 29 tetor - Lideri i Lidhjes  Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci është i gatshëm të bashkëpunoi me Ukë Rugovën në politikë, por jo edhe të hyjë në koalicion parazgjedhor. Madje Daci ka zgjedhur fjalët më të mira për Ukën dhe ka dhënë shenja se mund të bashkëpunojë dhe të krijojnë koalicion qeverisës nëse i fitojnë zgjedhjet.

Daci tha se e mbështet Ukën që ka krijuar listën e re LDK-Ibrahim Rugova.

“LDD ka vendosur më herët se në këto zgjedhje shkon pa koalicione, ndërsa pas zgjedhjeve nacionale me askë më me ëndje nuk do të bashkëpunojë sesa me Ukë Rugovën dhe ekipin e tij nëse na ipet rasti, pra, një bashkëpunim konstruktiv”, tha Daci.


Daci edhe sot rikonfirmoi se LDD-ja, të martën, më 2 shkurt, do të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Ndryshe, LDD-së, sot iu bashkuan 46 të rinj, ndërsa kandidati i saj për zgjedhjet komunale në Rahovec do të jetë Luljeta Kadiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)