05 Korrik 2020

LDD me mbi 200 anëtarë të rinj

Prishtinë, 22 qershor - Në qytetin Bad Neuenaher me rrethinë në Gjermani, në një atmosferë madhështore në Lidhjen Demokratike të Dardanisë aderuan mbi 200 anëtarë të ri.
 
Njëkohësisht është themeluar edhe nëndega e LDD-së dhe janë zgjedhur organet e saj drejtuese. Mit'hat Thaçi është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege.
 
 
Kuvendi Zgjedhor u vlerësua shumë i suksesshëm, ndërsa kryetari i Degës së LDD-së në Gjermani Qemajl Kryeziu u zotua  se këso kuvende do të organizohen edhe në mjedise tjera si në Mynhen dhe pjesët tjera të Gjermanisë ku ka shqiptarë.
 
Në këtë kuvend delegatët dhe kryesia e sapozgjedhur e kësaj nëndege u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm në të gjitha format LDD-në dhe liderin e saj, akademik Nexhat Dacin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)