28 Mars 2024

LDD: Koalicioni qeverisës, faqja e zezë e Kosovës

Prishtinë, 14 maj - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në krye me kryetarin Daci mbajti takim me përfaqësuesit e degëve të LDD-së, të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë të LDD-së, në selinë e partisë në Velani.
 
Strukturat e LDD-së në këtë takim u njohën me aktualitetin politik në vend, si dhe me aktivitetet e përgjithshme të LDD-së, me ç’rast u bënë kritika në adresë të koalicionit qeverisës në vend, të cilët nuk janë ende të gatshëm të dalin me qëndrimin e tyre rreth rastit të fundit që ka të bëjë me bastisjet në institucione.
 
“Presidenti i Kosovës ende nuk ka jap prononcim rreth rastit të fundit, por ka deklaruar diçka që edhe një fëmijë i vogël e di, se askush nuk është mbi ligjin. Këto deklarata janë bërë të zakonshme në Kosovës dhe po mbesin vetëm si deklarata dhe asgjë konkrete” –tha akademik Nexhat Daci para përfaqësuesve të degëve.
  
Kryetari Daci me këtë rast tha se, ky koalicion qeverisës është faqja e zezë e Kosovës, i cili po i bënë dëme të mëdha shtetit, të cilat në rrafshin e brendshme tregon se nuk posedojnë kapacitete për të qenë në mbështetje zbatimit të ligjeve, ndërsa në rrafshin e jashtëm tregon mungesë të kapaciteteve shtetformuese. Sjelljet e papërgjegjshme të udhëheqësve të institucioneve po e dëmtojnë seriozisht imazhin e Kosovës,  gjë e cila po ndikon edhe procesin e njohjeve të Kosovës.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë u bënë thirrje institucioneve të vendit, që ti shpallin luftë korrupsionit në të gjitha format, në mënyrë që qytetarëve të  vendit të filloj tu kthehet besimi në institucionet e shtetit. Kjo përformancë e kësaj qeverisjeje është tejet e dobët dhe nuk i ngjason një shteti normal funksional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)