28 Mars 2024

LDD e shqetësuar për rënien e lirisë së shtypit në Kosovë

Prishtinë, 22 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë është e shqetësuar me faktin se liria e shtypit në Kosovë, sipas organizatave ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, ka deklaruar nënkryetari i LDD, Naser Rugova.

Ai në konferencën për media ka theksuar se shqetëson faktin se ne raportin me te ri për indeksin e lirisë se shtypit për vitin 2010 te organizatës Reporteret pa Kufij,  Kosova është radhitur ne vendin e 92 .

“Vitin e kaluar Kosova ishte ne vendin e 75. Ky zhvillim është një tregues shume I keq për demokracinë dhe zhvillimin  e shtetit. LDD konsideron se përgjegjësia për këtë është e koalicionit PDK-LDK qe e ka qeverisur vendin. LDD konsideron se zgjedhjet e reja te jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme nga kriza institucionale e shkaktuar nga LDK-ja”, tha nënkryetari Rugova.

Rugova theksoi se LDD konsideron se dalja e LDK-se nga koalicioni është vetëm formalitet, përderisa LDK nuk ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit e as votëbesimin e qeverise.

“Sikur LDK te ishte e sinqertë ne qëllimet e veta atëherë nuk do te lejonte këtë qeveri te mbijetonte as edhe për një dite te vetme. LDD konsideron se qëllimi I Fatmir Sejdiut qe te shtirret si opozite është hipokrizi sepse po I njëjti dhe partia e tij qe tri vite me radhë kane shfrytëzuar te gjitha privilegjet e qeverisjes duke përfshi këtu shantazhet dhe presionet mbi stafin civil qe nuk I ka takuar LDK-se”.

Rugova ka vlerësuar se nga këto sjellje të qeveritarëve të LDK më së shumti është dëmtuar LDD pasi që me qindra anëtar  të LDD-së  janë larguar nga puna.

“LDD konsideron se kryeministri Thaçi e ka humbur te drejtën morale qe ne këtë raport forcash dhe ne ketë rrjedh zhvillimesh edhe me tutje te tentoj ta mbaj ne këmbë qeverinë. LDD e fton kryeministrin qe te sillet konform realitetit. Konsiderojmë se qëndrimi ne pushtet ne këto rrethana nuk është aspak i moralshëm”, tha Rugova.

Nënkryetari i LDD tha se partia është plotësisht e gatshme për zgjedhje kurdo qe ato te mbahen dhe se ne këto zgjedhje hyn me qëllimin qe te behet pjese e pushtetit ne mënyre qe te jep kontributin e vet ne tejkalimin e gjendjes se rende ne te cilën është qytetari ynë” .

Në këtë konferencë për media sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Sejdë Tolaj ka informuar se në parti kanë aderuar 15 veta, në mesin e të cilëve janë edhe Ali Retica, zyrtar i larte për informim nga AKR,  Nexhmedin Bajrami, kryetar i degës se Partisë së Drejtësisë ne Ferizaj dhe Jonuz Zhinipotoku, anëtar i deritashëm i PDK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)