29 Mars 2024

LDD: Asgjë s'mund të kundërshtoj vullnetin e popullit

Prishtinë, 19 korrik - Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se asnjë vendim nuk mund të kundërshton vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ky vlerësim u dha në mbledhjen e Kryesisë së LDD në të cilën u bisedua lidhur me situatën aktuale në vend.

Nga mbledhja e sotme  kryetari e Kryesia e LDD-se i kanë shpreh ngushëllime institucioneve, familjarëve dhe popullit te Shqipërisë me rastin  e aksidentit të rëndë para dy ditësh afër Fushë Arrës ku humbën jetë 14 persona,  duke ju dëshiruar njëkohësisht mbijetuarve shërim sa me te shpejte.

Kryetari i LDD, akademik Nexhat Daci ka thënë se është vështirë te jete një perceptim i sakte se çka do te jete mendimi i GJND për pavarësinë e Kosovës, por ka shtuar se asnjë vendim i askujt ne bote nuk mund te merret për të dënua vullnetin politik te një populli ose te një shteti qe ka kaluar rruge te kualifikuar ndërkombëtare deri ne deklarimin e pavarësisë.
 

“ Duke marr parasysh rrugën ndërkombëtare te shpalljes se pavarësisë, Kosova nuk mund te pres vendim i cili do te jete ne kundërshtim me vullnetin politik te formësuar ndërkombëtarisht. Por ka diçka qe është shqetësuese ne veçanti ne shtypin botëror, mediet botërore, te përkthyera kohëve te fundit ne mediet kosovare ne veçanti neper gazeta dhe gati mendim unik qe do te duhej një status i veçante për një pjese te territorit te Kosovës te quajtur ne mënyra te ndryshme” .

Kryetari Daci vlerësoi se kjo do te thotë edhe njëherë se ekziston mundësia e copëtimit te pjesëve te territorit te Kosovës dhe te shqiptareve ne përgjithësi. Shqetëson fakti se institucionet e Kosovës edhe me këtë rast sikur ne rastet e tjera po i kalojnë në heshtje këto çështje,qe tregon jo transparencën e institucioneve te Kosovës ndaj shtetit, popullit dhe ndaj qytetareve te vet.

Kryetari Daci theksoi se atë nuk e brengos kurrë faktori i jashtëm as ne te kaluarën as tani se çka mendon Beogradi.

“ Mua më brengos fakti që presidenti i vendit  qe duhet te jete unifikues i qytetareve te  Kosovës, institucioneve te Kosovës nuk e ka pa te arsyeshme qe te fton ne një takim pune institucionet, sepse pjese e institucioneve është edhe opozita demokratike. LDD është e shqetësuar për mos funksionimin e shtetit te Kosovës ne radhë te pare prej njëshit te qeverise dhe te kuvendit te Kosovës për mos kryerje te gjitha përgatitjeve te nevojshme qe Kosova te mos jete e befasuar. Ne si LDD nuk besojmë se do te ketë befasim negativ, presim qe GJND te jep një vendim përshkrues sepse tek e fundit nuk e ka atë te drejt as me formua shtete as me anulua shtete”.

Sipas kryetarit Daci brengosja e LDD është se nuk ka përgatitje cilësore për ballafaqimin e sfidat qe i dalin ne rruge e shtetësisë se Kosovës dhe kjo manifestohet ne çdo hap.

Kryetari Daci ka vlerësuar se takimi me bizneset me 16 korrik i ka tejkalua ne mënyre absolute pritjet e tija personale.  

“ Vlera e atij takimi nuk mund te matet me numra po me shtim te fuqishëm te besueshmërisë ne LDD te përfaqësuesve te bizneseve qe vijnë nga pjese te ndryshme te Kosovës edhe nga Lugina e Preshevës dhe gatishmëria e tyre qe vërtet te gjenden ne ballë te frontit qe do ta ndihmojnë LDD. Kjo tregon se ata  vlerësojnë lartë dhe besojnë në politiken e LDD, besojnë ne vlerat politike, kombëtare dhe profesionale te LDD dhe kjo është qe mu me bene te qete te hyjmë ne pune shume me te mëdha.  Lakorja e angazhimeve te LDD është ne ngritje, lakorja e besueshmërisë ne LDD është ne rritje dhe kjo është shenja me e mire qe nuk duhet te ndalemi”, tha kryetari Daci.

Kryetari Daci ka lavdëruar angazhimin e Forumit te gruas dhe Rinisë në aktivitetet rreth mërgatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)