20 Prill 2024

LB mirëpret gatishmërinë e BE-së për mbështetje të procesit të vetingut

Prishtinë, 28 gusht - Sipas zëdhënëses së Frederica Mogherinit, përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, nëse kërkohet nga institucionet e vendit, Komisioni Evropian është i gatshëm ta mbështetë procesin e vetingut për institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e drejtësisë në Kosovë.

Lëvizja për Bashkim, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen institucionet  kompetente për zbatimin e drejtësisë; duke qenë e vetëdijshme për tendencën e korruptimit të procesit nga faktorë politik; duke e konsideruar këtë proces si shumë të vështirë për shkak të rrjetit kriminal të krijuar në këto institucione, e konsideron të domosdoshëm mbikëqyrjen e këtij procesi nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Me këtë rast, ne e mirëpresim gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar në këtë çështje kruciale për zhvillimin e vendit.

Lëvizja për Bashkim, duke qenë e shqetësuar thellë me gjendjen e rëndë në sistemin e drejtësisë, është e bindur që një proces i mirëfilltë i verifikimit të zyrtarëve që punojnë në institucionet kyçe të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent.

Prandaj, së bashku edhe me subjektet e tjera, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit, nuk do t’i ndalë përpjekjet për hapjen e rrugës për këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)