15 Korrik 2020

Latifi prezanton punën gjashtëmujore të qeverisë komunale te Rahovecit

Rahovec, 30 qershor - Në sallen e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, sot kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë, ku ka raportuar për punën gjashtëmujore të qeverisë komunale.

Në fillim të debatit kryetari Latifi ka thënë se mbajtja e këtij debati është e rregulluar me Ligjin për Vetqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Rregulloren për Trasparencë Komunuale dhe Udhëzimin Administrativ për standardet minimale të konsultimit publik në komuna.

“Ju njoftoj se përmes videoprojektorit, ju mund ti shihni raportin e punes gjashtemujore te qeverise komunale me të cilën udhëheq unë."

"Në këtë raport i cili është i publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës, mund të shihni punën e drejtoërve të drejtorive komunale dhe zyrtarëve të cilët i përgjigjen zyrës së kryetarit."

"Në kërë raport gjithashtu ju mund ti shihni punët të cilat janë bërë në secilën drejtori dhe punës të cilat janë planifikuar të bëhën në ditët në vazhdim”, ka thënë kryetari Latifi.

Qytetarët kan bërë pyetje, pyetje të cilat kanë pasur të bënin kryesisht me investime kapitale si në infrastrukturë rrugore, kanalizim, rregullimin e rrugëve fushore me zhavor dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta.

Përgjigjet në pyetjet e bëra nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në debat u ka dhënë kryetari Latifi, duke thënë se përmes raportit të prezantuar u mundova t’ju tregoj se në cilët vendbanime është punuar, por sigurisht që në kemi plane që të investojmë edhe në të gjitha vendbanimet, dhe se ne, në vazhdimësi jemi duke lidhur kontrata me operator ekonoimik, si për rregullimin e infrastrukturës rrugore, kanalizime mbkjelljen e drunjëve dekorativ dhe rregullimin e rrugëve fushore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)