24 Prill 2024

Latifi e Minxhozi bisedojn për bashkëpunimin në fushën e turizmit

Prishtinë, 12 mars  - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në mes të komunave të cilat e kanë të zhvilluar turizmin.

Latifi, më këtë rast e ka e informuar për gjendjen e përgjithësi të Komunës së Rahovecit dhe kërkoi në të ardhmen të rritet bashkëpunimi me komunat e Republikës së Shqipërisë, me qëllim rritjen e turizmit në Komunën e Rahovecit pasi që edhe ne si Komuna në këtë drejtim ofron kushte të mira.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi, i ka ofruar bashkëpunimin e tij, me qellim koordinimin e aktiviteteve ndër komunale për zhvillimin e turizmit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Komunave veriore të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)