19 Prill 2024

Lars-Gunnar Wigemark merr detyrën e shefit te EULEX Kosova

 Prishtinë, 23 janar - Ambasadori Lars-Gunnar Wigemark e mori nga sot detyrën si Shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me një mandat që zgjat deri më 14 qershor 2020.

Ai e pason Ambasadoren Alexandra Papadopoulou, një diplomate greke e cila e përfundoi detyrën e saj si Shefe e EULEX-it në korrik të vitit të kaluar.

“Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian,” tha Wigemark.

Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë deri në muajin gusht 2019. Përpara kësaj ai ishte Ambasador i BE-së në Pakistan (biografia e plotë më poshtë).

Si Shef i ri i EULEX Kosova, Wigemark do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.

 Sot, Lars-Gunnar Wigemark e pati rastin t’i takojë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e rregullt të Shefave të Misioneve të BE-së të kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale e BE-së, si dhe do t’i mbajë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe ndërkombëtarë dhe partnerë të EULEX-it në institucionet e sundimit të ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)