20 Prill 2024

Largimi i serbëve nga institucionet, përpjekje për të sabotuar marrëveshjet

Prishtinë, 6 nëntor - Partia e Drejtësisë vlerëson se vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e vendit, është përpjekje e Beogradit për të sabotuar arritjen e marrëveshjes historike për rregullimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi mbi bazën e projektit Franko-Gjerman, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.

PD e sheh teatrin e sotëm politik si rënie të maskave e hipokrizisë politike të marionetave të Serbisë, në institucionet e vendit dhe fillim të zgjidhjes përfundimtare të raporteve me shtetin fqinj, i cili nuk po mund të heq dorë nga apetitet territoriale ndaj Kosovës.

Veprimi destruktiv i këtij subjekti politik dëshmon qartë pretendimet territoriale të shtetit serb ndaj veriut të vendit, edhe tani në fazën përfundimtare të negociatave ndërshtetërore që pritet të rezultojnë me marrëveshje brenda disa javëve.

Në këto rrethana, prioritet me rëndësi shtetërore paraqet uniteti i plotë i spektrit politik të vendit dhe tejkalimi i interesave të ngushta partiake në dëm të interesave shtetërore.

PD u bënë thirrje institucioneve të rendit e sigurisë në vend për vëmendje e kujdes të shtuar, që në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve të mundshme nga shteti serb, veçanërisht parandalimit të fabrikimit dhe luftimit të lajmeve të rreme që kanë për qëllim futjen e frikës dhe panikës në mesin e qytetarëve.

Njëkohësisht, është e domosdoshme të garantohet siguria në çdo cep të vendit, duke zbatuar me konsekuencë kompetencat kushtetuese e ligjore.

Partia e Drejtësisë vlerëson se, në rrethanat aktuale, është i domosdoshëm rishqyrtimi i vendimit të qeverisë përkitazi me targat dhe harmonizimi i tij i plotë me kërkesat e SHBA dhe BE lidhur me këtë çështje.

Kjo do të fuqizonte pozitën ndërkombëtare të vendit dhe do të krijonte hapësirë të re për zgjidhjen e suksesshme të marrëdhënieve ndërshtetërore mbi bazën e marrëveshjes Franko-Gjermane, që aktualisht është në fazën përfundimtare të shqyrtimit, e cila gjithsesi duhet të garantohet nga SHBA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)