29 Mars 2024

Lansohet punimi për të ardhmen e raporteve BE - Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor - Dështimi i hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor të këtij viti shënoi një kthesë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Më pak se një muaj më vonë, Parisi ndau me vendet antarë të BE-së një nonpaper jo-zyrtar përmes të cilit propozon një reformim “të thellë” të procesit të zgjërimit të BE-së.

Ky dokument i shkurtër propozon që procesi aktual i integrimit në BE i cili deri më tash ka qenë i ndarë në 35 kapituj të ndërlidhur me acquis, të transformohet në një proces shtatë fazor nëpër të cilat shtetet kandidate për anëtarësim duhet të kalojnë një pas një.
 
Përderisa shtyerja e hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor që kishin kaluar nëpër reforma të mëdha (në Maqedoni, ndryshimin e emrit, në Shqipëri vetingun e gjyqësorit), u kritikua edhe nga Parlamenti edhe nga Komisioni i kaluar Evropian (i cili ishte ende në fuqi në atë kohë), propozimi francez së paku mund të shihet si një hap për nxitjen e debatit për procesin e zgjërimit dhe nevojës për të reformuar atë.
 
Për të diskutuar këto zhvillime, në kuadër të ciklit “Biseda të Hapura”, Fondacioni organizon bisedën e titulluar “Metodologjia e re per zgjërim: pengesë apo inspirim”
 
Gjatë këtij diskutimi  znj. Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj do të prezantojnë analizën e tyre mbi propozimin për ndryshimin e metodologjisë, të titulluar “Metodologjia e re në zgjerim: pengesë apo inspirim?”
 
Për të biseduar në këtë temë Fondacioni ka ftuar edhe Shkëlqesinë e Saj Ambasadoren Marie-Christine Butel, ambasadore e Francës në Kosovë, e cila do t’i bashkëngjitet dy autorëve në panelin e moderuar nga znj. Lura Limani.
 
Me këtë rast Fondacioni do të lancojë edhe punimin tjetër “E ardhmja e raporteve BE-Kosovë pas zgjedhjeve evropiane 2019”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)