09 Shkurt 2023

Lansohet indeksi i parë i cenueshmërisë në Kosovë ndaj dezinformimit

Prishtinë, 29 nëntror - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë mban konferencën për Integritetin e Informacionit, DISICON.

Konferenca organizohet nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”.

Edicioni i katërt i DISICON do të fokusohet në lansimin e Indeksit të parë të Cenueshmërisë së Kosovës ndaj Dezinformimit të realizuar nga Demokraci Plus, rëndësinë e përdorimit të mjeteve të mediave sociale për monitorimin dhe luftimin e dezinformimit dhe keqinformimit në hapësirat online,  ndikimin e  gjeneratave të reja të teknologjisë në transformimin e komunikimit, si dhe nevojën për qasje gjithpërfshirëse në luftimin e ndikimeve dixhitale antidemokratike që vijnë nga jashtë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo konferencë do t’i bëjë bashkë pjesëmarrësit e Forumit Rajonal për Integritetin e Informacionit që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe folës nga Tajvani, BE-ja dhe SHBA-të për të diskutuar për sfidat në hapësirën e informacionit dhe praktikat më të mira për adresimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)