16 Prill 2024

Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë

Prishtinë, 1 tetor - Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+)  organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

Ky diskutim është organizuar si pjesë e aktiviteteve në të cilat promovohet luftimi i lajmeve të rreme “fake news”, që si të tilla po konsiderohen si kërcënim për demokracinë.

Me sfida të tilla është duke u përballur edhe Kosova, sidomos tani në kohën e fushatës zgjedhore.

Andaj, me qëllim të informimit të lexuesve mbi këtë temë dhe mbi format e fabrikimit të lajmeve të rreme, D+ dhe KAS kanë publikuar një broshurë, disa infografika dhe një video të shkurtër përmes së cilave synohet rritja e vetëdijes së qytetarëve për lajmet e rreme dhe mënyrat e identifikimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)