20 Prill 2024

Labinot Halilaj kandidat potencial për kryetar dege të PDK-së në Drenas

Drenas, 16 tetor - Pas shpalljeve të zgjedhjeve të brendeshme të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në nivel vendi, Partia e kryeparlamentarit Veseli po pretendon edhe reformimin e saj.
 
Në degën e Drenas sipas burimeve tona kryetari momental i komunes z. Ramiz Lladrovci nuk ka interesim të futet në  garë reth të parit të partisë në Drenas.

Ai në disa takime me strukturat edhe e ka konfirmuar një gjë të tillë.
 
Po kush mundet të jetë kandidati i mundshem që për 4 vitet e ardhshme do të udheheq me këtë degë!
 
A është ky një sinjalizim që para pak minutash përmes fotoprofolit në rrjetin social FaceBook, po e benë Kryesuesi i Kuvendit Komunal njeherit ish shefi i Shtabit Zgjedhor dhe bartësi i listës nga radhet e PDK-së në zgjedhjet e fundit Labinot Halilaj, zgjedhije këto të mbajtura vitin e kaluar ku pikerishtë Partia Demokratike e Kosovës fitoi pa balotazhe në ketë Komunë.

Mbetët të shihet se a eshte kandidati i pregaditur paraprakisht per te parin e kesaj dege bazuar pozicionet te cilat i jane besuar apo do të kemi kandidat të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)