25 Prill 2024

Kuvendit shkeli Marrëveshjen Financiare për Reformë të Administratës Publike

Prishtinë, 7 mars - Instituti EPIK ka përcjell me shqetësim zhvillimet rreth Vendimit të Kuvendit të Kosovës për emërimin e drejtorit të ri të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Rasti si ky i fundit ndodh në vazhdën e politizimit të institucioneve publike dhe mos respektimit të kërkesave ligjore për procese transparente rekrutimit bazuar në parimet e meritokracisë.

Veprime të këtilla përbejnë shkelje të drejtpërdrejt të dispozitave të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi, Agjendës Evropiane të Reformave dhe Marrëveshjes Financiare për Mbështetje Direkte Buxhetore në Reformën e Administratës Publike, në vlerë prej 25 milion EURO.

Neni 120 i MSA-së, nënvizon obligimin për “ndërtimin e institucioneve publike, me theks të veçantë në respektimin e procedurave të punësimit bazuar në meritë, transparencë dhe proces të pavarur rekrutimi”.

Në veçanti, neni 120, nënvizon detyrimin për “përmirësimin e efiçiences dhe kapacitetit të institucioneve të pavarura të cilat janë instrumentale për funksionimin e administratës publike dhe sistemin efektiv të kontrolleve.”

Për më tutje, këto veprime janë në kundërshtim të plotë me prioritetin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA): “Sigurimi i një proces të përzgjedhjes që është transparent, i bazuar në merita dhe jo-politik, në harmoni me ligjin, për të gjitha institucionet e pavarura, agjencitë dhe organet rregullative”.

Po ashtu, këto veprime janë në kundërshtim të plotë me objektivin e përgjithshëm të  Marrëveshjes Financiare për Mbështetje Direkte Buxhetore në Reformën e Administratës Publike, e ratifikuar më 14 dhjetor 2017, në vlerë prej 25 milion EURO: “Objektivi i përgjithshëm i mbështetjes buxhetore sektoriale është që t’i ndihmohet Kosovës në përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit të administratës së saj publike, duke u përqendruar në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve”.

Vendimet e këtilla, sikur ky i fundit i Kuvendit, dëshmojnë mungesën e thellë të vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja Stabilizim Asocimi, Agjenda Evropiane të Reformave dhe Marrëveshja Financiare për Mbështetje Direkte Buxhetore në Reformën e Administratës Publike.

Këto vendime dëmtojnë perspektiven Evropiane të Kosovës dhe largojnë Kosovën edhe më tutje nga përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)