24 Prill 2024

Kuvendit serish do të debatoj për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 12 tetor - Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës u përcaktua rendi i ditës për mbledhjen plenare të 14 tetorit ku do të shqyrtohen  tri projektligje dhe do të vihet edhe një herë në rend të ditës Rekomandimi për Propozim-strategjinë dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës.

Në këtë mbledhjen plenare do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,  si dhe  Projektligji për Patenta. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Si pikë shtesë e kësaj mbledhje plenare ka hyrë edhe Rekomandimi për Propozim- strategjinë dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (e hequr nga rendi i ditës të seancës 25 shtatorit, me kërkesën e grupit parlamentar të LDK-së) 

Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar një varg  mocionesh, rekomandimesh dhe kërkesash të Komisioneve, të grupeve parlamentare e të deputetëve të veçantë. Kështu duke e shqyrtuar kërkesën (e deputetit Driton Tali, të mbështetur edhe nga pesë deputetë të tjerë) për Debat parlamentar lidhur me garancion bankar të operatorit mobil “Kosmocell”, Kryesia, konform  nenit 15.8 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur që çështjen ta radhisë për mbledhjen e parë vijuese të Kuvendit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)