25 Prill 2024

Kuvendi voton demarkacioni me Malin e Zi

Prishtinë, 21 mars - Kuvendi i Kosovës nën tymin e gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes ka arritur që me 80 vota pro të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, saktësisht sa duheshin, dhe 11 kundër, koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në miratuan përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Hera e pestë e mbledhjes së Kuvendit ishte vendimtarja, pasi 4 herë seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.

Me këtë votë pro demarkacionit, Kosovës i hapet rruga për liberalizmin e vizave.

Pas përsëritjes së episodeve me gazin lotsjellës, Kryesia e Kuvendit përjashtoi shumë deputëtë të Vetëvendosjes nga salla, ndërsa 7 prej tyre përfunduan në pranga, pasi dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në hedhjen e gazit.

Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)