19 Prill 2024

Kuvendi vazhdon sot seancën plenare

Prishtinë, 6 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik.

Fillimisht Kuvendi shqyrton raportin vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 si dhe shqyrton raportin vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Ndërkaq me pas Kuvendi vazhdon seancën me votimin në lexim të dytë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, votimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.

Kuvendi po sot shqyrton Mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) si dhe formon Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)