20 Prill 2024

Kuvendi vazhdon sot punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara

Prishtinë, 16 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndërkaq po sot Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën, pas ezaurimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohen disa projektligje.

Kuvendi në ketë seancë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës -instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligji për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Në shqyrtim të parë ndërkaq do të shqyrtohen tri projektligje: Projektligji për Peticione, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin dhe Ligjin si dhe Ligjin për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256.  

Në këtë seancë Kuvendi në shqyrtim të parë do të shqyrtojë edhe projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019, si dhe raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Po ashtu në këtë seancë plenare pikë e rendit të ditës do të jetë edhe emërimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)