20 Prill 2024

Kuvendi të enjten mban seancën për skandalet në politikën e jashtme

Prishtinë, 19 nëntor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Të enjten do të vazhdojë punimet seanca e jashtëzakonshme, e filluar më 16 nëntor 2018, “për debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Të premten, ndërkaq Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018.

Pas përfundimit të saj, në orën 14:00 do të fillojë seancë e re, në të cilën do të shqyrtohen projektligjet që lidhen me agjendën e reformave evropiane, si dhe pika të tjera të përcaktuara në rend dite.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.  ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)