25 Prill 2024

Kuvendi sot shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë, 14 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës seancë të rregullt plenare në të cilën deputët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

Si pikë e parë rendit të ditës së seancës së sotme do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. 

 Gjatë kësaj seance po ashtu do te formohet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Po ashtu kuvendi do te shqyrtoj edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVI-19 për Kosovën, si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmë makro-financiare për Kosovën.

Njëherit në ketë seancë pritet zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi si dhe zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Koosvës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)