25 Janar 2021

Kuvendi shqyrton mocionin në seancën e ardhshme

Prishtinë, 29 tetor - Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u përcaktua rendi i ditës i mbledhjes plenare të 29 tetorit, ndërkaq më 2 nëntor Kuvendi i Kosovës shqyrton mocionin  për votëbesimin e Qeverisë së Kosovës, i nënshkruar nga 40 deputetë të Kuvendit

Kryesia e  Kuvendit përcaktoi  rendin e ditës për seancën e 29 tetorit dhe të 2 nëntorit. 


Në seancën e Kuvendit do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe Raporti i  Organit të Pavarur Përzgjedhës lidhur me emërimin e  një  anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)