25 Prill 2024

Kuvendi shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Prishtinë, 14 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Duke filluar në mengjes qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

 Kuvendi lanson edhe Platformën me Profilet e Deputetëve në web faqen e Kuvendit dhe faqes zyrtare të Kuvendit në Facebook.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”,  të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Panelistë në këtë diskutim me qytetarë do të jenë, Ruairi O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)