19 Mars 2024

Kuvendi ndriçohet me ngjyrë të kaltër për Ditën Botërore të Autizmit

Prishtinë, 2 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës i është bashkuar aktivitetit global për shënimin e Ditës Botërore të Autizmit.

Ndërtesa e Kuvendit është ndriçuar në mënyrë simbolike me ngjyrë të kaltër, në shenjë të solidaritetit me personat me autizëm dhe në funksion të ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)