25 Prill 2024

Kuvendi miraton tre projektligjet e reformës së administratës publike

Prishtinë, 25 tetor - Sot Kuvendi i Kosovës kaloi  në lexim të parë tre projektligjet e reformës së administratës publike, përkatësisht projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat.

Me këtë rast Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar  përshëndeti dhe vlerësoi lartë përkrahjen e Deputetëve të Kuvendit të Republikës për procesin më të rëndësishëm të reformave në administratën publike.

Ministri Yagcilar, falënderoj anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për përkrahjen e fuqishme të përpjekjeve tona të vazhdueshme për modernizmin e administratës publike me qëllim që të kemi shërbime më të mira publike për qytetarët, të rrisim transparencën dhe llogaridhënien si dhe të kemi një administratë profesionale.

Tre ligjet adresojnë jo vetëm sfidat tona të brendshme si shtet por do të na ndihmojnë të përafrohemi me Bashkimin Evropian dhe standardet e qeverisjes së mirë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)