19 Prill 2024

Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 12 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të bëhët votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike - COVID - 19.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është thirrur nga shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues me këtë arsyetim “Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij Projektiligji për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me gjendjen më të cilën po përballet e gjitha bota e edhe vendi ynë, është në interesin e qytetarëve e qytetarëve që ky Projektligj të votohet."

"Në këto kushte, ne, deputetët nënshkrues, kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar këtë cështje”.

Pas kësaj seance fillon seanca e rregullt plenare në të cilën do të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Në këtë seancë deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Po në këtë seancë do të behët edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019, raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019, raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019, raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.

Po ashtu Kuvendi pritet të mbajë edhe interpelancën me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)