19 Prill 2024

Kuvendi mblidhet sot për të debatuar për skandalet në politiken e jashtme

Prishtinë, 22 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës sëe jashtëzakonshme, e filluar më 16 nëntor “për debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Kjo seancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhes Demokratike të Kosovë (LDK) dhe i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilët kanë kërkar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, duke qenë se Ministri i Punëve të Jashtme nuk përgjigjet as në interesimet e deputetëve për çështje të politikës së jashtme, pasi ai shumë rrallë merr pjesë në seancat e Kuvendit, si dhe në pamundësi që deputetët dhe Komisioni Parlamentar që mbulon politikën e jashtme të kryejnë detyrën e tyre si mbikëqyrës të ekzekutivit të vendit që merret me politikën e jashtme, kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)