25 Prill 2024

Kuvendi mblidhet serish sot për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë, 4 dhjetor - Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme te thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ku në rend dite është vetëm shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

Kjo seancë është mundësuar vetëm pas miratimit të projektligjit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku ishin futur edhe rekomandimet e dhëna nga partia opozitare, PDK.

Kjo parti ka propozuar të themelohet një fond i veçantë, i cili sipas tyre, do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

PDK-ja ka propozuar, po ashtu, që të themelohet granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve, të cilat kanë vështirësi funksionimi si rezultat i ndikimit të COVID-19.

Ky projektligj po ashtu ka paraparë që kontributpaguesit të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në këtë amendament të projekligjit, PDK-ja ka kërkuar disa ndryshime.

Sipas propozimit të PDK-së, deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 për qindëshit nga kontributpaguesi, Qeveria e Kosovës ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

PDK-ja, po ashtu, ka propozuar që Qeveria e Kosovës të lirojë nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka paraparë që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)