23 Prill 2024

Kuvendi mblidhet serish sot për ratifikimin e Demarkacionit

Prishtinë, 23 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancen e jashtëzakonshme në të cilën pritet të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

 Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e ishte e paraparë të mbahej dje por dështoi për shkak te mungeses së numrit te votave për Demarkacionin.

Pas rreth dy orë pritjeje, në përpjekje për të siguruar dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh, kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, njoftoi se seanca shtyhet për sot.

Që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duhen 80 vota nga 120 deputetë, sa i ka Parlamenti i Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi  është kusht për Kosovën në mënyrë që Komisioni Evropian t'ia heqë regjimin e vizave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)