19 Prill 2024

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 3 shtator - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, për të shqyrtuar kërkesën seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale për mbajtjen e seancës dhe njëzëri vendosi që, konform saj, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme nesër në orën 10:00.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia u njoftua po ashtu edhe me vendimin e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila për shkëputje nga GP i LDK-së dhe veprim si deputetë pa grup parlamentar. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)